Futbollistët e Zvicrës janë kthyer të martën në vendin e tyre. Dhe helvetikëve u është bërë pritje e ngrohtë nga mijëra shikues në Cyrih.
Para tifozëve kanë folur trajneri Murat Yakin dhe disa prej lojtarëve. Natyrisht nuk ka munguar fjalimi nga Granit Xhaka.
“Shpresoj që ishim në gjendje t’iu bëjmë të lumtur”, ka thënë kapiteni Granit Xhaka fillimisht. “Lidhja jonë është e veçantë. Nuk kemi emra të mëdhenj, por jemi një trup dhe kemi shpirt të veçantë ekipor. Është vështirë të kuptohet çka kemi arritur. Në fund, mund të jemi të kënaqur me të arriturat. Tani do të shkoj në pushim dhe do të kaloj kohë me familje. Më pas kthehemi në punë. Por me fëmijë nuk ka pushim asnjëherë. Është lloj tjetër i punës tani”, ka theksuar Xhaka.