Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bastisen gjashtë lokacione në Zubin-Potok, sekuestrohet armatim i llojeve të ndryshme

arme

Policia e Kosovës ka bastisur gjashtë lokacione në Zubin-Potok dhe të enjten ka sekuestruar armatim të llojeve të ndryshme, radiolidhje, granatë dore, uniforma ushtarake si dhe 213 copë municion.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se provat që u morën dëshmojnë përpjekjet për veprimtari të kundërligjshme që kanë potencial të cenojnë sigurinë në vend. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme me potencial për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend. Institucionet shtetërore të sigurisë do të reagojnë me vendosmëri të plotë ndaj çdo individi apo grupi që përmes veprimeve kriminale paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë”, ka shkruar ministri në Facebook.

Sveçla ka shtuar tutje se çdo veprim që shihet me rrezik për rendin dhe sigurinë në Kosovë, do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa asnjë kompromis.

VIDEO: