Bekim Bejta, profesori i Fakultetit Filologjik që në prill u suspendua për shkak të shkeljeve të vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentët, ka lënë punën në Universitetin e Prishtinës.
Në një letër drejtuar Senatit të UP-së, Bejta ka thënë se nga sot (19 korrik) lë vendin e punës në UP.
“Unë, Bekim Bejta, profesor dhe hulumtues shkencor i Universitetit të Poitiers, Francë, po ju njoftoj që nga dita e sotme, nuk jam më profesor i Universitetit të Prishtinës. Domethënë unë po e braktisi (lë, lëshoj) këtë vend pune”, ka shkruar ai në letrën e lënies së punës.

Në fund të marsit, KOHA pati nisur serinë e shkrimeve për denoncimet e studentëve ndaj Bejtës për kërcënime, shantazhe e dhunë psikologjike. Pas publikimeve, Parlamenti Studentor pati kërkuar marrjen e masave e studentët edhe protestuan.
Në mes të prillit, Senati i UP-së vendosi për suspendimin e tij nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP.
Të gjitha lajmet për denoncimet e studentëve ndaj Bejtës: