Policia e Kosovës ka paralajmëruar sërish qytetarët për një valë të re mesazhesh mashtruese që po qarkullojnë përmes SMS-ve, në të cilat keqpërdoret emri i institucioneve të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë, është identifikuar një mesazh mashtrues që pretendon në mënyrë të rreme se qytetarët kanë gjoba trafiku të papaguara dhe i fton ata të klikojnë në linqe të ndryshme për të kryer pagesa apo për të marrë informacione shtesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet kanë theksuar se këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të shmangin hapjen e faqeve që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.
“Ky mesazh nuk është zyrtar. Mos klikoni në linqe të dyshimta. Mos jepni të dhëna bankare apo personale. Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve. Në rast se pranoni mesazhe të tilla: Fshijeni menjëherë. Raportojeni tek autoritetet përkatëse. Kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna. Raportoni përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ose telefononi në 192. Qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online”, thuhet në njoftim.