Një takim mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë po mbahet në Bruksel nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, po takohen si vazhdimësi e takimeve të ndara që patën javën e shkuar me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen.
Javën e shkuar, Bislimi pati thënë se takimi trilateral ka dështuar për shkak se pala serbe ka pasur probleme gjatë udhëtimit për në Bruksel.
Bislimi ka thënë se në takim me Sorensenin në Bruksel ia ka shpalosur qasjen që Kosova do ta ketë në fazat e ardhshme të bisedimeve që do të zhvillohen në nivel të kryenegociatorëve apo edhe në takimet e larta që do të udhëhiqen nga shefja për Politikë dhe Siguri e BE-së, Kaja Kallas.
Ndërkohë Petkoviq, pas takimit me Sorensenin pati thënë se Asociacioni është tema kyçe dhe nuk do të diskutojnë për çështjen e Luginës, siç ka përmendur Bislimi.