Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Blakaj: Prishtina prin për nga numri i përdoruesve të drogës, pasuar nga Prizreni e Ferizaj

Safet Blakaj

Themeluesi i Qendrës për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë, "Labyrinth", Safet Blakaj, ka thënë se Prishtina prin dukshëm për nga numri i përdoruesve të drogës.

Blakaj në “Konfront” të KTV-së ka thënë se në publik është përmendur zakonisht Gjilani, porse nuk është në Top 3. Blakaj ka thënë se pas Prishtinës është Prizreni e më pas vjen Ferizaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Natyrisht kryeqyteti është dukshëm para gjithë të tjerëve. A e dini, ka pasur gjithmonë fjalë dhe është përmendur edhe në publik se është Gjilani. Por, e kemi kuptuar se nuk është bash Gjilani...Me Pejën kemi pasur problem, të dhënat tregonin numër të vogël e puna në terren numër më të madh. Kishte diskrepancë të madhe të analizës së problemit...Sido që të jetë është Prishtina, pasuar nga Prizreni, por mendoj se së shpejti Prizrenin do ta kalojë Ferizaj. Pra, renditja është Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Gjilani, Peja e Mitrovica”, tha Blakaj. 


Blakaj: Nuk jemi të gatshëm si shtet për legalizimin e marihuanës

Safet Blakaj, themelues i Qendrës “Labyrinth”, për këshillim dhe trajtim të varësisë, ka thënë se Kosova ende nuk është e gatshme për legalizimin e marihuanës. 

Blakaj në “Konfront” të KTV-së ka thënë se duhet të plotësohen dy kritere për të pasur legalizim. 

“Legalizimi edhe sot e di se nuk jemi të gatshëm të ndërmarrim këtë hap. Janë dy gjëra që i analizojë e vlerësojë se çfarë duhet pasur sigurt për me legalizu marihuanën. E para, nëse legalizohet, a mundemi ta mbajmë larg duarve të fëmijëve? Na del se jo. E dyta po ashtu, nëse legalizohet, trafikimi tjetër vazhdon. Grupet tjera do të vazhdojnë ta shesin më lirë. S’ka kontroll dhe s’do të ishte efikas. Nëse arrijmë të plotësojmë dy kriteret, atëherë mund të kemi legalizim”, tha Blakaj. 


Blakaj: Kokaina është përhapur me shpejtësi në të gjitha shtresat

Themeluesi i qendrës për këshillim dhe trajtim të varësive në qendrën “Labyrinth”, Safet Blakaj, ka thënë se që nga viti 2019 është parë rritje e përdorimit të drogës të llojit kokainë, por, nga vitit 2022, përdorimi i kësaj droge është përhapur me shpejtësi marramendëse.

Blakaj në emisionin “Konfront” në KTV, ka theksuar se e konsideron dështimi vetëdijësimin e qytetarëve në lidhje me rrezikshmërinë e kësaj droge.

“Në vitin 2019 rritja e përdorimit të drogës kokainë nuk ka qenë shqetësuese sepse ka qenë dukshëm më e vogël nëse e krahasojmë me shtetet e Evropës. Por me shpejtësi marramendëse nga viti 2021 e pastaj në vitin 2022 është rritur numri i përdoruesve të kësaj droge. Për vite është menduar që kokaina nuk është drogë që shkakton vartësi dhe përdoret vetëm nga shtresat e larta. Mendoj që ne kemi dështuar në parandalim sepse është dashur më shumë vetëdijësim që kokaina shkakton varshmëri”, ka thënë Blakaj.

Blakaj ka deklaruar po ashtu që përdorimi i drogës kokainë është shtrirë edhe në zonat rurale ndonëse deri vonë në ato pjesë më shumë është përdorë vetëm marihuana.

“Përdorimi i marihuanës ka qenë gjithandej Kosovës e shtrirë, duke përfshirë edhe viset rurale. Por së fundmi e kemi parë që në viset rurale nuk është më vetëm përdorimi i marihuanës por tashmë edhe atje është shtrirë ky fenomen, pra përdorim i kokainës”, ka thënë Blakaj në emisionin "Konfront".