(E përditësuar 18:35) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka vlerësuar rolin e presidentes Vjosa Osmani për hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Kosovë, gjatë fjalimit në aktivitetin për gratë, paqen dhe sigurinë të martën në SHBA si pjesë e samitit për 75-vjetorin e themelimit të NATO-s.
Blinkeni e falënderoi presidenten Vjosa Osmani duke thënë se ka qenë vendimtare për të filluar me këtë nismë për gratë, sigurinë dhe paqen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këtë vit SHBA-ja hapi qendrat rajonale ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’ në Kolumbi dhe Kosovë. Ne jemi mirënjohës që kemi presidenten Osmani këtu me ne sot. Presidentja Osmani ishte e rëndësishme në nisjen e kësaj iniciative. Ajo tashmë po demonstron mënyrën se si këto qendra mund të shërbejnë si qendra për ide dhe për inovacion. Në muajt në vijim do të hapim qendrën e tretë në Filipine”, ka thënë Blinken.
Zyra e Presidentes është përzgjedhur në mesin e partnerëve globalë nga Zyra e Sekretarit Blinken për ta themeluar Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Marrëveshja për themelimin e kësaj Qendre është nënshkruar nga Osmani dhe Zyra e Blinkenit në prill të vitit 2024, gjatë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. /KP
Osmani takon Blinkenin: Aleanca me SHBA-në gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global
(17:38) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Për këtë takim Osmani ka shkruar në Facebook.
Ajo ka thënë se Aleanca me SHBA-në është gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.
“Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s. Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.