Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar për qarkullim të automjeteve pika kufitare në Jarinjë.
Arsyeja e bllokimit, njoftohet të jetë pastrimi i rrugës nga ana e Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, rruga është bllokuar sot nga ora 10 dhe asnjë automjet nuk mund të lëvizë.
“Më datë, 09.03.2026, prej orës 10:10, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të PKK Jarinje, për shkak se në anën e Serbisë, janë duke e pastruar rrugën me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të lëvizë”, thuhet në njoftim.