Ministrja e Industrisë, Ndërrmarësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se e ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve tavan të produkteve të naftës. Ky vendim sipas Kusari-Lilës erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të naftës si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme.
Në njoftim bëhet e ditur po ashtu se marzha tregtare maksimale e lejuar në shitjen me shumicë është deri në 2 eurocentë për litër, ndërsa në shitjen me pakicë, deri në 12 eurocentë për litër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes. Marzha tregtare maksimale e lejuar: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocentë për litër; Shitja me pakicë: deri në 12 eurocentë për litër”, thuhet në njoftimin e minsitres.
Në njoftim thuhet tutje se inspektorët do të jenë në terren për të mbikqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe se çdo shkelje ose moszbatim do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.
Luftimet në Lindjen e Mesme kanë reflektuar në tregun e derivateve në Kosovë. Brenda dy ditësh, çmimi i naftës është rritur deri në 10 centë për litër. Nga 1.15 deri në 1.21 euro sa ishin, të hënën e të martën, çmimet për litër naftë silleshin mes 1.18 deri në 1.27 euro, varësisht nga kompanitë që tregojnë me naftë.