Portugalia ka dominuar në pjesën e parë. Por në pjesnë e dytë është Kroacia që ka kaluar në epërsi 1:0.
Ivan Perishiq ka shënuar golin në minutën e 53-të, pas fillimit të furishëm të kroatëve në pjesën e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet gol fare në fund
Njërën prej ndeshjeve më të mira në Botëror e kanë luajtur të premten në orët e mëngjesit Portugalia dhe Kroacia.
Në një të tetën e finales është kualifikuar Portugalia, falë golit në minutat shtesë.
Rezervisti Goncalo Ramos shënoi me goditje me kokë në minutën e 94-t për fitoren 2:1. Ai realizoi pas asistimit të Rafael Leaos.
Në fakt ndeshja po shkonte drejt barazimit kur portugezët shënuan golin e kualifikimit dhe të festës së madhe.
Kroacia realizoi në minutën e 103-të përmes Joshko Gvardiolit. Goli u pranua, por pas rishikimit të VAR-it u sinjalizua për pozitë jashtë loje, gjatë ndërtimit të aksionit. Kështu goli u anulua dhe rezultati mbeti 2:1 për Portugalinë.
Ivan Perishiq e kaloi në epërsi 1:0 Kroacinë në minutën e 53-të. Ai realizoi gol të bukur.
Një moment pakujdesie në mbrojtjen kroate kushtoi me penallti, pas rishikimit të VAR-it. Dhe nga pika e bardhë i pagabueshëm për 1:1 ishte Cristiano Ronaldo në minutën e 68-të. Për Ronaldon ishte goli i parë në fazën nokaut të Kampionateve Botërore.
Në minutën e 81-të Ronaldo u zëvendësua. Por zëvendësimet e bëra nga Portugalia dolën të qëlluara. Kjo përfaqësuese vazhdon rrugëtimin në Botëror, ndërsa Kroacia kthehet në shtëpi.
Pritet të jetë ndeshja e fundit në skenën e madhe për ikonën kroate, Luka Modriq. Kroatët luftuan deri në fund, ndërsa largohen të dëshpëruar nga Botërori. Por edhe të revoltuar nga vendimet e arbitrit. Dy vendime të VAR-it ishin fatale për Kroacinë.
Portugalia në epërsi në minutat shtesë
Portugalia ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Kroacisë. Goncalo Ramos realizoi në minutën e 94-t.
Ramosi në lojë hyri në minutën e 63-të.
Barazon Portugalia, kush tjetër pos Ronaldos
Portugalia ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Kroacisë. Për 1:1 shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 67-të.
Ronaldo shënoi nga pika e bardhë pas një penalltie të dhënë pas rishikimit të VAR-it.