Avokati Artan Qerkini ka deklaruar se shtyrja e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, e ka humbur kuptimin.
Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Qerkini ka thënë se fakti që të pandehurit po qëndrojnë në paraburgim, do të duhej ta bënte gjykatën që të veprojë me nguti, gjë që sipas tij, nuk ka ndodhur gjatë gjithë procedurës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shtyrja e shpalljes së aktgjykimit nuk do të kishte qenë shumë problematike sikur të gjithë të pandehurit të mbroheshin në liri. Por, pasi që nga data 5 nëntor deri në ditën e sotme të gjithë ata janë të paraburgosur, me të vërtetë shtyrja e shpalljes së aktgjykimit e ka humbur kuptimin, ngase edhe sipas të drejtës vendore e edhe sipas të drejtës ndërkombëtare kur të pandehurit janë në paraburgim, gjykata duhet të veprojë me nguti, këtu nuk ka ndodhur një gjë e tillë, jo vetëm tani por gjatë gjithë procedurës. Vetëm procedura e dorëzimit të provave nga Prokuroria te mbrojtja i ka marrë më shumë se dy vjet. Të gjithë ato prova prokuroria i ka pasur në dispozicion para se ta ngrejë aktakuzën. Atëherë për çfarë arsye u është dashur dy vjet kohë që t’i dorëzojë provat. Provat i kanë pasur në dispozicion... personi që është në paraburgim nuk ka vendim gjyqësor të formës së prerë që është fajtor e është i privuar nga liria. Kjo është arsyeja pse kërkohet që Gjykata të veprojë me efikasitet e që nuk ka ndodhur”, ka thënë ai.
Qerkini tutje ka thënë se nëse gjykata tregohet e kujdesshme me vlerësimin e provave, vendimi do të jetë në favor të të pandehurve.
“Gjykata në aspektin procedural gjithmonë provat i vlerëson në fund, por është e pamundur që gjatë procedurës të mos i vlerësojë provat. Gjykata e ka bërë vlerësimin e deklaratave të dëshmitarëve edhe gjatë procesit. Është e pamundur që gjykata të gjitha provat t’i vlerësojë tek pas përfundimit të procesit gjyqësor”, ka shtuar më tej ai.
Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, do të shpallet më 16 shtator.
Paraprakisht, data finale brenda së cilës pritej vendimi ishte 20 korriku.