Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konferencës për media të kryeministrit Albin Kurti ku kërkoi nga Lidhja Demokratike e Kosovës t’i sjellë 15 nënshkrimet për kandidatin e tyre për president.
Çitaku ne reagimin e saj ka thënë se Kurti që nga fillimi ka kërkuar kundërkandidat vetëm sa për t’ia siguruar kuorumin për të përzgjedhurin e tij për pozitën e presidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pra, atë që e kemi thënë nga fillimi, doli e vërtetë: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidatë për President nga opozita. Ai ka kërkuar kundërkandidat për të përzgjedhurin/përzgjedhurën e tij, vetëm sa për ta siguruar kuorumin. Kaq e thjeshtë. E tha vetë”, ka thënë Çitaku në reagimin e saj.