Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çmimet maksimale të lejuara për naftë janë të njëjta si dje

naft

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar të hënën se çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake.

Pra, për sot, 6 prill, çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel) deri në 1.86 euro/litër, kurse benzina 1.49 euro/litër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

MINTI u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin për çmimet maksimale të lejuara, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit.

"Shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi", thuhet në njoftim.