Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur të martën në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor dhe përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tivat.
Në këtë takim, sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Presidentes, Haxhiu ka thënë se për Kosovën, anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet orientim strategjik, zgjedhje politike e qytetarëve dhe interes afatgjatë shtetëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“U.d. Presidentja Haxhiu nënvizoi se Kosova mbetet një nga shoqëritë më proevropiane në rajon. Për qytetarët e saj, Bashkimi Evropian është bashkësi e demokracisë, sundimit të ligjit, paqes dhe dinjitetit. Në një kohë ndikimesh të dëmshme në rajon, orientimi i qartë dhe i rrënjosur evropian i Kosovës duhet të shihet si vlerë për vetë Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se në takim është diskutuar edhe për rrugën evropiane të Kosovës, për nevojën e avancimit të procesit të integrimit, si dhe për rëndësinë e zbatimit të reformave që lidhen me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
“U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se Kosova e sheh këtë Plan si mundësi konkrete për zhvillim ekonomik, për afrim me tregun e përbashkët evropian dhe për përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, Costa thuhet se ka theksuar çështjet që lidhen me integrimin në BE dhe zbatimin e Planit të Rritjes, që sipas tij, kërkojnë pajtim ndërpartiak dhe konsensus kombëtar në Kosovë, përtej dallimeve politike dhe partiake.
Costa nis vizitën në Kosovë, takon Haxhiun
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë.
Ai është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Pas këtij takimi, Costa pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe përfaqësues të partive politike.
Costa ka nisur një seri vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai të hënën tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian është mundësi reale për shtetet e Ballkanit.