Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka kritikuar zyrtarët shtetërorë për mungesë përgjegjësie, në rastet e aksidenteve të trafikut që po përfundojnë me fatalitet.
Ai ka thënë se shteti duhet të japë përgjegjësi kur bëhet fjalë për aksidente në të cilat ka faj edhe infrastruktura apo çështjet tjera që lidhen me përgjegjësinë shtetërore.
Vetëm në dy ditët e fundit në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën katër persona e disa të lënduar.
“Sivjet i kemi katër më shumë të vdekur, kush ka dhënë përgjegjësi? Nëse ne shohim që mbajmë një post që jam i papërgjegjshëm ndaj funksionit tim, kështu do të shkojë.... A ju kujtohet studentja që ka vdekur te Fakulteti Teknik? Brenda javës ka vdekur edhe një Zagreb një studente. Atje ka dhënë komplet drejtoria e rrugëve dorëheqje rresht, këtu veç tri - katër ditë e bëjmë diskutimin... identike si këtu ka ndodhur. Atje kanë dhënë dorëheqje. Pse? Sepse nuk e ka paramenduar, s’e ka bë betimin se një veturë e godet semaforin dhe vdes. A dha kush përgjegjësi për vdekjen te semafori te Fakulteti Ekonomik.... a s’ka parametra se ku bjen semafori nëse goditet nga një veturë?” ka thënë ai në emisionin “tre8tre” në KTV të martën.
-
Katër viktima në 24 orë nga aksidentet në Kosovë
-
59 të vdekur në trafik për shtatë muaj në rrugët e Kosovës
-
Për 24 orë vdiqën tre persona në aksidente
-
Dy të vdekur e një i lënduar nga aksidenti në Obiliq
-
Basha për aksidentin me fatalitet në autostradë: Raporti policor thotë se drejtuesi humbi kontrollin mbi veturën