Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri të shtunën u numëruan votat për kandidatë në 53.96 për qind të vendvotimeve

Numerimi ne QKN te Prishtines

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në përfundim të ditës së shtunë janë numëruar votat në 53.96 për qind të vendvotimeve apo 1367 nga 2533 vendvotime, për kandidatët për deputetët. 

KQZ-ja ka njoftuar se  procesi i numërimit të votave për kandidatë ka përfunduar në 11 Qendra Komunale të Numërimit (QKN). Ka përfunduar në Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Han të Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë të Veriut, ndërsa sot pritet të nisë numërimi edhe në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së shtunë (15 shkurt 2025) janë numëruar 53.96% e vendvotimeve apo 1,367 nga 2,533.  Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 11 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.  Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit planifikohet të fillojë edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.  Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së në Facebook.