Avokati Rodney Dixon kundërshton pretendimin se komunikatat e UÇK-së mbështeteshin në informacione nga Veseli
Avokati i Veselit, Dixon tha se ZPS-ja pretendon se komunikatat e UÇK-së mbështeteshin në informacionet e inteligjencës të dhëna nga klienti i tij.
“Nuk ka asnjë pikë prove” për këtë pretendim, tha Dixon.
Ai tha se pretendimi për të krijuar lidhje mes komunikatave dhe Veselit është e vetmja mënyrë që ai të lidhet me krime.
“Por, kjo është një mënyrë dëshpëruese e ZPS për të fajësuar klientin tim dhe nuk jep asnjë provë”, tha Dixon.
Sipas tij, ZPS pretendon ta lidhë Veselin me komunikatën 80, që tha se u lëshua në qershor 1999, kur, sipas Dixonit, Veseli nuk ishte më në krye të shërbimit zbulim-kundërzbulim të UÇK-së.