Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Trumpi paralajmëron për kërcënim nga komunizmi

Donald Trump

Foto: Associated Press

Në prag të festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, presidenti Donald Trump ka alarmuar për kërcënime ideologjike. Ai tha se është ringjallur kërcënimi nga komunizmi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 250 vjetorin e pavarësisë.

Ngjarja, që zhvillohet në kohën kur një valë temperaturash përvëluese ka përfshirë pjesë të SHBA-së lindore dhe qendrore, do të përfshijë fluturime nga qindra avionë dhe një shfaqje fishekzjarrësh që organizatorët thonë se do të jetë më e madhja e të gjitha kohërave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Festimi i 4 korrikut në Washington zakonisht tërheq qindra mijëra njerëz, të cilët këtë vit do të duhet të përballen me masa të shtuara sigurie, stuhi të mundshme dhe temperatura që mund të kalojnë 38 gradë Celsius.

Gjatë një fjalimi në prag të ditës së pavarësisë, presidenti Donald Trump tha se identiteti amerikan është nën kërcënim nga ata që i quajti “radikalë dhe “ekstremistë” vendas.

“Tani ka një ringjallje të kërcënimit komunist në tokën tonë, duke përfshirë edhe të sapoardhurit në vendin tonë që përqafojnë ide krejtësisht të kundërta me mënyrën tonë të jetesës dhe suksesin tonë të madh. Komunizmi është një kërcënim vdekjeprurës për lirinë amerikane. Është kërcënimi më i madh për vendin tonë, sesa ishin Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, Pearl Harbor, apo edhe 11 shtatori. Nuk do ta lejojmë që kjo të na ndodhë. Më besoni, nuk do ta lejojmë të ndodhë”, ka thënë Trump.

Trumpi foli edhe për Iranin e Venezuelën dhe u krenua me performancën e Shteteve të Bashkuara.

“E mundëm Venezuelën brenda një dite dhe e rrëzuam plotësisht Iranin. Ata mezi presin një zgjidhje. Ata duan shumë zgjidhje. I dhamë një javë pushim për funeralin sepse jemi të mirë, është e vërtetë”, shtoi ai.

Trumpi do ta mbajë fjalimin qendror, në ngjarjen në Washington, e njohur zyrtarisht si “Përshëndetje Amerikës 250 Festime dhe Fishekzjarrë”.

Disa ngjarje të tjera të planifikuara që të zhvilloheshin më herët të shtunën, janë anuluar për shkak të temperaturave të larta që janë parashikuar.

Në Washington pritet që afërsisht 850,000 fishekzjarrë të hidhen nga 10 vende në të gjithë qytetin.

E, në Filadelfia, ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë 250 vjet më parë, do të ketë koncert festiv me yje