Një emigrant shqiptar ka fituar të drejtën e qëndrimit në Britani të Madhe duke argumentuar se djali i tij 11-vjeçar nuk e ha mishin e pulës në ndonjë vend tjetër.
39-vjeçarit Klevis Disha që kishte hyrë ilegalisht në Britani të Madhe me emër të rremë dhe që kishte gënjyer në kërkesën e refuzuar për azil, i është mundësuar të qëndrojë në bazë të faktit se dëbimi do të ishte shkelje e të drejtave të familjes së tij bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi fitoi rastin me argumentin se do të ishte “jashtëzakonisht e ashpër” që i biri i tij të shkonte me babanë në Shqipëri ose të mbeste pa të në Britani.
Ekipi mbrojtës i Dishës kishte thënë se i biri i tij vuante nga disa telashe edhe pse s’ka diagnozë zyrtare për nevoja të veçanta.
Vendimi është marrë pas një beteje të gjatë ligjore.
Disha kishte shkuar në Britani me emër të rremë 20 vjet më parë si i mitur i vetëm. Më pas raportohej se kishte mashtruar në kërkesën e tij për azil.
Më vonë i ishte garantuar qëndrimi i përhershëm.
Ndërkaq më 2017 u dënua me dy vjet burgim pasi iu gjetën 250 mijë euro, që dyshohej se ishin përfituar nga aktiviteti kriminal.
Një dënim i tillë çon në mundësinë për dëbim, por ai e luftoi depërtimin.
Sapo kishte kuptuar se mund t’i hiqet shtetësia britanike, Disha kishte apeluar duke kërkuar që të qëndrojë në Britani të Madhe mbi bazat e të drejtave të njeriut.
Ministria e Brendshme u përgjigj, por gjykata refuzoi.
Vendimi gjyqësor theksoi se djali i Dishës “nuk mund të hajë asnjë lloj ‘chicken nuggets’ diku tjetër”.
Gjykatësja Linda Veloso ka vendosur që djali i Dishës ka vështirësi me disa lloje ushqimesh dhe ka dietë të kufizuar.
Gjykata ka mohuar edhe pretendimin se fëmija e ka gjuhën shqipe si gjuhë të parë.
Sipas gjykatës, fëmija ka sjellje komplekse dhe probleme të tjera. Në vendim, Britania është cilësuar si i vetmi vend që fëmija e njeh dhe e do, dhe këtë falë mësimeve që ka marrë deri tash.
Autoritetet shtetërore kanë paralajmëruar sërish ankesë.