Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Ymer Llugaliu, ka dhënë të
mërkurën dorëheqje nga kjo pozitë. Në letërdorëheqjen të cilën e ka dorëzuar te drejtoresha e
Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe kryetari i Komunës, Llugaliu ka thënë se dha dorëheqje “për arsye personale dhe profesionale”.
KOHA e ka kontaktuar Ymer Llugaliun, por deri në momentin e raportimit nuk ka marrë përgjigje.
Ndërkohë, zyrtarët komunalë të Podujevës vetëm e kanë konfirmuar dorëheqjen, por nuk kanë dashur të flasin rrethkësaj çështjeje.