Një 50-vjeçar nga Drenasi dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë bërë të ditur se pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimit intensiv, pacienti nuk ka arritur t’i mbijetojë gjendjes së rëndë klinike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pacienti B. K., mashkull, rreth 50 vjeç, nga Drenasi, është paraqitur në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Menjëherë pas pranimit, ekipi mjekësor ka ndërmarrë të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme diagnostike dhe terapeutike, në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe trajtimit intensiv nga ana e stafit të Qendrës Emergjente, pacienti nuk ka arritur t’i mbijetojë gjendjes së rëndë klinike dhe është konstatuar vdekja e tij”, kanë thënë nga QKUK-ja.
KOHA ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Policia lidhur me rastin, por nuk kanë qenë të qasshëm.