Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Draft-raporti i Terrasit: 2025-ta, vit i humbur për Kosovën

Riho Terras konference per media ne Kosove (Foto: Alban Bujari)

Foto: Arkiv

Foto: Alban Bujari

Vit i humbur për Kosovën është vlerësuar 2025-ta në draft-raportin e përpiluar nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

draft-raportin që mban datën 6 mars 2026, Terras ka thënë se mosformimi i institucioneve përgjatë vitit të shkuar, e bën këtë vit të humbur për Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në përgjithësi, 2025-a duhet të konsiderohet vit i humbur për Kosovën, pasi për shkak të zgjedhjeve të rregullta në shkurt, as trupi legjislativ as Qeveria nuk erdhën në funksion. Edhe pse tri palë zgjedhjet, që u zhvilluan më 2025 – dy parlamentare dhe një lokale – u zhvilluan të gjitha në mënyrë paqësore, procesi normal politik u ndërpre thellësisht. Si rezultat, disa reforma politike dhe ekonomike e pësuan, dhe Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor nuk mund të zbatohej”, thuhet në draft-raport.

Aty është vlerësuar se ka përparime në reforma zgjedhore, qëndrueshmëri ekonomike e mbrojtje të të drejtave themelore, por sfidë janë cilësuar reforma gjyqësore, liria e medias, efikasiteti i administratës publike dhe digjitalizimi i shërbimeve publike.

Sa i përket dialogut me Serbinë është thënë se ai nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Draft-raporti ka thënë po ashtu se masat e Bashkimit Evropian nga 2023-ta kanë pasur ndikim shumë negativ në progresin e Kosovës drejt Evropës. Është vlerësuar se si pasojë e këtyre masave, ekziston rreziku që mbështetja për BE-në të zbehet në Kosovë.

Ky draft-raport do të shqyrtohet në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) më 16-17 mars. Po që se miratohet në Parlamentin Evropian, raporti bëhet rezolutë zyrtare e këtij institucioni.