Vlerësimet fillestare të Drejtorisë së Bujqësisë në Istog tregojnë që breshri që ka rënë dje në këtë komunë ka dëmtuar 90 për qind të sipërfaqeve të mbjella.
Drejtori i Bujqësi, Artan Gegaj, ka thënë se sipas vlerësimeve të para, dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha, ndërsa ekipet kompetente po punojnë për evidentimin e tyre.
“Për momentin nuk mund të flasim me shifra të sakta, por nga vlerësimet e para rezulton se rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella në territorin e komunës janë dëmtuar”, ka thënë Gegaj për RTKlive.
Ai ka thënë se breshëri i fuqishëm ka shkatërruar kulturat bujqësore në pjesën më të madhe të territorit”, ka deklaruar Gegaj.
Sipas Gegajt, nga sot Komuna e Istogut do të formojë komisionet për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren, me qëllim që të krijohet një pasqyrë e saktë e situatës dhe e fermerëve të prekur.
Edhe
Gegaj: Të gjitha kulturat bujqësore në Istog janë shkatërruar nga breshri
Ai ka theksuar se Komuna e Istogut, në bashkëpunim me kryetarin Ilir Ferati, do të angazhohet maksimalisht për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë gjithë procesit të vlerësimit dhe tejkalimit të pasojave.
Gegaj i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të reagojë me urgjencë dhe të sigurojë mbështetje emergjente për fermerët e Komunës së Istogut. “Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”, është shprehur Gegaj.