Arbëri

Duncan: Pas komunizmit, ideja e “Shqipërisë së Madhe” e shqetësonte komunitetin ndërkombëtar

John Stewart Duncan

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po dëshmon ish-këshilltari politik i Wesley Clark, John Stewart Duncan në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Diplomati britanik, John Stewart Duncan deklaroi se pas rënies së komunizmit në Shqipëri, shqetësim për komunitetin ndërkombëtar ishte ideja e “Shqipërisë së Madhe” .

“Ka pasur një aspekt tjetër që besoj që ju e kuptoni, ideja e 'Shqipërisë së Madhe' e shqetësonte komunitetin ndërkombëtar dhe kjo kishte kohë. Dhe kur doli Shqipëria nga komunizmi, ky ishte një nga shqetësimet dhe ata donin të kuptonin se si ishte marrëdhënia në mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe shqiptarëve të saj. Kështu që unë duhej të isha i fokusuar në këtë aspekt, të bisedoja me këta persona dhe t’ua shpjegoja eprorëve të mi se a ishte kjo një realitet, a mund të ndodhte kjo, a ka dallime në mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës”, tha Duncan, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ish-këshilltari i Wesley Clark, përpara kësaj tha se ai dhe eprorët e tij ishin të interesuar se si funksiononte shoqëria në Shqipëri pas daljes nga komunizmi.

“Ky ishte një shtet i mbyllur për 46 vjet edhe unë isha vërtetë i interesuar se si funksiononte shoqëria sepse ishte themelësi e detyrës sonë si diplomatë. Ne, duhet t’iu shpjegojmë eprorëve tanë si funksionon shoqëria, çfarë ndodhë në këtë shoqëri, si ndikojnë pushtetet, çfarë mund të ndikosh tek ata, pse mund të jenë ndonjëherë të vështirë. Kjo është puna e një diplomati, t’ua shpjegojë të gjitha aspektet e një shoqërie eprorëve përkatës”, tha ai.
 

Lexo përditësimet tjera
John Stewart Duncan

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, fillon dëshminë diplomati britanik John Stewart Duncan

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën ka filluar dëshminë ish-këshilltari politik...