Çmimi tavan i naftës sot në Kosovës është më i lartë për dy centë krahasuar me të premten.
Sot një litër naftë sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit do të mund të shitet më së shumti me 1.54 euro për litër, kurse dje një litër ka mundur të shitet për 1.52 euro për litër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimi i benzinës mbetet i njëjtë, edhe sot shitet 1.42 euro.
Ndërkohë që çmimi i gazit është për dy centë më lirë. Nga 0.71 euro sa ishte, sot shitet 0.69 euro.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
