Përfaqësuesja e Haitit që do të luajë ndaj Brazilit, Marokut dhe Skocisë në Grupin C të Kupës së Botës, ka pësuar disfatë në ndeshjen e fundit përgatitore.
Haiti humbi nga Peruja në orët e hershme të së shtunës, 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja u zhvillua në Miami.
Wilson Isidor e shënoi golin e vetëm për Haitin në minutën e 16-të.
Peruja e fitoi ndeshjen me dy gola të shpejtë, në minutën e 81-të dhe të 84-t, të shënuar nga Renzo Garces dhe Jairo Velez.
Peruja nuk e siguroi Botërorin që nis më 11 qershor. Dy ditë më herët do ta ketë edhe një miqësore me Spanjën.