Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar sërish të marrë votat e deputetëve për propozimet e saj për kryetar të Kuvendit.
Nisi me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pastaj me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavaci e në fund edhe me deputetin Dimal Basha. Të tre dështuan të zgjidhen në pozitën e kryeparlamentarit.
Seanca u shty sërish për të martën.
PDK-ja tha se hasen në kundërshtim të kryesuesit të Kuvendit, për të marrë një pauzë 10-minutëshe pas propozimit të Bashës. Kyetari i saj, Memli Krasniqi, ka lënë të kuptohet se ndoshta pas kësaj pauze, do ta kishin votuar Bashën për kryetar.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se nuk do të votojnë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa marrëveshje paraprake.
Pas Muratit e Nagavcit, edhe Basha dështon t'i marrë votat për kryeparlamentar
As deputeti Dimal Basha nuk është votuar për kryetar të Kuvendit. Ai ka marrë 57 vota për, derisa propozimi është përcjellë me kritika nga deputetët e opozitës.
Në sallë ishin 106 deputetë.
Nagavci nuk i merr votat për kryetare të Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Arbërie Nagavcin për kryetare të Kuvendit.
As ajo nuk i ka marrë votat për të qenë në krye të kësaj pozite. 55 vota ishin për, 47 kundër, 4 abstenime.
Murati s'i merr sërish votat për kryetar të Kuvendit
Murati nuk merr votat për kryetar të Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Hekuran Muratin për kryetar të Kuvendit.
Ai nuk i ka marrë votat e nevojshme.
Në sallë ishin 106 deputetë.
Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës konstituive, nga ora 11:00, e katërta kjo pas vendimit të Kushtetueses, sipas së cilës kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të nominohet vetëm tri herë dhe procesi i votimit të bëhet në mënyrë të hapur.
Dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati, dështuan të marrin 61 votat e nevojshme, pasi nuk morën më shumë se 57 vota.
Vetëvendosja pas seancës ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, se me mos votimin e kryetarit të ri, dëshmuan pasi emrat nuk janë problemi kryesor për konstituimin e Kuvendit, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.
PDK përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e qeverisë në mandatin paraprak.
LDK-ja tha se Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Ndërsa, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.
Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të jep votë ‘pro’, pa u arritur një marrëveshje politike.
Kujtojmë zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt. Deri më tash janë mbajtur 55 seanca për konstituimin e Kuvendit të ri dhe kjo e sotmja është numër pesëdhjetegjashtë.
Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e legjislativit të nëntë brenda 30 ditësh, i cili afat skadon më 18 shtator.
Gashi për votimin e Bashës: Ma kërkoi votën
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas votimit të deputetit të LVV-së, Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit, tha se ia ka premtuar votën pasi që ia ka kërkuar Basha vet.
Gashi pas përfundimit të seancës, tha se përveç se ia ka kërkuar votën Basha, nuk ka një të kaluar që e pengon me bë punën e kuvendarit.
“Ma ka kërkuar votën dhe i kam premtuar se do ta votoj. Para disa muajve nuk e kam ditur se do të del në votim por i kam thënë kurdo që të qesin votën time e ke. Është një djalë simpatik dhe mendoj se duhet pak me mendua përtej, nuk është shumë polarizues i ka disa deklarata të forta përtej të arsyeshmes por në përgjithësi nuk ka një të kaluar që e pengon me bë një punë”, tha Gashi.
Murati: Unitet duhet për presidentin, kryetari i Kuvendit i takon partisë së parë
Ministri në detyrë e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sot përfundimisht “ju hoq peta laknorit” duke u dëshmuar, sipas tij, se opozita po e mban Kuvendin e bllokuar.
Murati ka thënë se qëllimi që nga fillimi ka qenë të bllokohet Kuvendi, për shkak se sipas tij, nuk duan ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.
“Të gjitha kanë qenë arsyetime për të zvarritur kohën. Është kohë e humbur për qytetarët, për institucionet dhe të gjithë. Ata po kërkojnë figurë uniteti, por uniteti duhet për presidentin, kryetarin e Kuvendit e zgjedh partia e parë fituese”, ka thënë ai.
Ka shtuar se qëllimi i këtyre partive është që rezultatin që nuk ua dha qytetari në zgjedhje, ta vjedhin në tavolinë "përmes vendimeve si ai i Kushtetueses".
Mustafa: LDK-ja është konsistente, s’e votojmë askënd pa një marrëveshje paraprake
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se kanë treguar konsistencë në qëndrimet e tyre.
Ai ka thënë se nuk do të votojnë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa marrëveshje paraprake.
“E falënderoj Gërvallen për shpërfaqjen e saj të vërtetë. Unë në karrierën time nuk kam thënë asnjë koment të vetëm për të. Donika është Donikë”, ka thënë ai derisa është pyetur për komentet e ministres në detyrë, Donika Gërvalla, për të, pasi ai nuk e votoi për kryeparlamentare.
Krasniqi thotë se kërkuan pauzë për koordinim për ta votuar Bashën për kryeparlamentar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se VV-ja nuk është e interesuar të konstituojë Kuvendin.
Sipas tij, ajo është e interesuar ta vazhdojë krizën.
Ka shtuar se sot u tentua të vihet në provë deklarata e opozitës “që e votojnë dikë që nuk ka qenë ministër”.
Ka thënë se deputeti Abelard Tahiri u mundua që të merren vesh për votim, por u injoruan sërish.
“Nuk na mundësuan një pauzë 10-minutëshe nga e cila do të mund ta votonim një kryetar Kuvendi, edhe nëse do të ishte Dimal Basha. Tek e fundit këta njerëz i ka Vetëvendosja. Shpresoj që pasnesër të mos ketë arrogancë të njëjtë Dehari, dhe nëse ka propozim që mund t’i marrë votat e PDK-së të na jap një pauzë 10-minutëshe”, tha ai.
As Basha s’arrin të bëhet kryeparlamentar
As deputeti Dimal Basha nuk është votuar për kryetar të Kuvendit. Ai ka marrë 57 vota për, derisa propozimi është përcjellë me kritika nga deputetët e opozitës.
Në sallë ishin 106 deputetë.
Dimal Basha propozohet për kryetar të Kuvendit
Dimal Basha propozohet për kryetar të Kuvendit
As Arbërie Nagavci s’i merr votat për kryetare të Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Arbërie Nagavcin për kryetare të Kuvendit.
As ajo nuk i ka marrë votat për të qenë në krye të kësaj pozite.
Në sallë ishin 106 deputetë.
Arbërie Nagavci propozohet për kryetare të Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Arbërie Nagavcin për kryetare të Kuvendit.
Në sallë ishin 106 deputetë.
Murati nuk i merr votat për kryetar të Kuvendit
Hekuran Murati sërish nuk i ka marrë votat për kryetar të Kuvendit.
Në sallë ishin 106 deputetë.
Vetëvendosja propozon sërish Hekuran Muratin për kryetar të Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Hekuran Muratin për kryetar të Kuvendit.
Izmaku: Nëse ka shumicë parlamentare, Nisma do ta ndihmojë krijimin e institucioneve
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se partia e saj është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve, pa vendosur asnjë kusht. Ajo tha se Nisma do të mbështesë çdo shumicë që formohet nga partia fituese e zgjedhjeve.
“Në momentin që partia e parë e ka të mundur që të krijojë një shumicë, ne do të jemi aty pa asnjë kusht. Nuk ka të bëjë vetëm me Nismën që të jetë pjesë e partneritetit, por me secilën parti që VV bën një shumicë, Nisma do ta ndihmojë në krijimin e institucioneve”, tha Izmaku./EO
Balje: Shpresoj që PDK-ja dhe LDK-ja do të bëjnë marrëveshje me VV-në
Deputetja Duda Balje ka thënë se ka shpresë që brenda këtyre 30 ditëve dikush do të lëshojë pe për të kaluar ngërçin politik.
Sipas saj, zgjidhja ekziston.
Balje ka thënë se nuk planifikon të ndryshojë qëndrimin ndaj Vetëvendosjes.
“Shpresoj që PDK-LDK që kanë fuqi më të madhe se unë do të bëjnë marrëveshje për tejkalimin e kësaj situate”, ka thënë ajo.
Musliu-Shoshi paralajmëron se do t’i drejtohen sërish Kushtetueses
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Albin Kurti është duke mbajtur peng shtetin.
Ka deklaruar se asnjë kandidat të VV-së nuk do ta votojë.
Ndërkaq deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka paralajmëruar se sërish se do t’i drejtohen Kushtetueses nëse brenda afatit 30-ditor nuk konstituohet Kuvendi.
Haziri: Vendimet që u takojnë politikanëve nuk duhet t’i delegohen Kushtetueses
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ka mungesë të vullnetit politik për ta konstituuar Kuvendin.
“Është bërë tepër e gjatë dhe e neveritshme”, tha Haziri.
Ai i pyetur nëse do të përfundojë çështja sërish në Kushtetuese, ka thënë se Kushtetuesja tashmë ka sjellë një udhërrëfyes të ri. Ai ka qenë kritik ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kushtetueses.
Ka shtuar se vendimet që u takojnë politikanëve nuk duhet t'i delegohen Kushtetueses.
“KQZ-ja dhe Kushtetuesja janë bërë organe që po sjellin vendime, fatkeqësisht, përmes mekanizmave tjerë politikë, e nuk do të duhej të ishte rast”, tha Haziri.
Çitaku: Kurti do nënshtrim, është koha të reflektojë
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK-ja i ka kontribuuar vazhdimisht frymës së bashkëpunimit që institucionet të formohen sa më parë.
Ajo ka thënë se VV-ja nuk donë bashkëpunim e as kompromis, por kërkon nënshtrim.
Sipas saj, muaj të tërë Kuvendi nuk e ka kryer punën e vet derisa kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ka shkelur Kushtetutën.
“Ne shpresojmë që Kurti do të reflektojë. Kosova ka halle të mëdha”, ka thënë ajo.
Brahimaj: Kurti ka për qëllim blerjen e kohës
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka thënë se edhe sot Vetëvendosje do të propozojë emra që nuk votohen, vetëm për të blerë kohë.
Sipas tij, qëllimi i Kurtit është blerja e kohës.
“Ne do të analizojmë, por qasja e tyre do të jetë e tillë deri në fund. Cilido nga emrat që nuk janë në Qeveri ne do t’i votojmë”, ka thënë ai.
Avdyli: PDK-ja s’mund të na caktojë emrin për kryetar të Kuvendit
Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se kryetar i parlamentit duhet të bëhet një figurë politike me përkrahje të madhe.
Avdyli ka deklaruar se ata po propozojnë njerëz që kanë legjitimitet qytetar.
“Ne nuk mundemi të biem pre e kërkesave të PDK-së. Ata nuk e kanë mundësinë që të na caktojnë emrin”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kuvendi është shtëpi e të gjitha partive.
“As nuk e kemi në plan të kërkojmë përkrahje për Qeverinë. Ta formojmë Kuvendin, e pastaj ai që i ka numrat ta formojë Qeverinë. Kjo opozitë është adhuruese sekrete e Albin Kurtit”, ka thënë ai.