Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së

Bashkimi Evropian

Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe raportet me Ballkanin Perëndimor do të jenë temë edhe e samitit të BE-së që ka nisur të enjten mbrëma në Bruksel. Por për këtë temë nuk pritet të ketë ndonjë diskutim të gjerë pasi liderët do të paralajmërojnë për vjeshtë një diskutim strategjik. Kjo shihet edhe në draftin e deklaratës që pritet të miratohet në këtë samit.

Shefat e shteteve që po qeverive të vendeve anëtare të BE-së pritet të konfirmojnë gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe për t’i mbështetur ato në përpjekjet e tyre për reforma në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për të avancuar integrimin gradual të vendeve të Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë vetë procesit të zgjerimit, në bazë të parimit të meritave individuale dhe në mënyrë të kthyeshme”, thuhet mes tjerash në draftin e konkluzioneve.

Integrimi gradual është një koncept për të cilin po diskutohet joformalisht, por pritet që gjatë vjeshtës për këto ide të diskutohet më shumë.

Liderët pritet të japin edhe vlerësimet e tyre për samitin e fundit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Tivat të Malit të Zi.

Duke përmendur këtë samit liderët evropianë, përmes konkluzioneve, do të vlerësojnë se ky takim ka krijuar një shtytje të re për procesin e zgjerimit. Prandaj edhe do të paralajmërojnë një debat strategjik mbi zgjerimin dhe reformat në samitin e muajit tetor.