Avokati Faton Fetahu ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e presidentit të vendit ka filluar, por sipas tij, nuk është zhvilluar në përputhje me dispozitat kushtetuese.
Fetahu ka theksuar se, sipas interpretimit kushtetues, fillimi i procedurës për zgjedhjen e presidentit nuk lidhet me votimin në raundin e parë apo të dytë në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në pikëpamje të Kushtetutës, nga leximi i paragrafit 3, fillimi i procedurës nuk nis me votimin e raundit të parë apo të dytë. Fillimi i procedurës, në bazë të kësaj norme kushtetuese, nënkupton sigurimin e dy kandidaturave me nga 30 nënshkrime”, ka thënë ai.
Sipas Fetahut, megjithëse procedura ka nisur, ajo nuk është zhvilluar në përputhje me Kushtetutën, prandaj situata mund të interpretohet sikur procedura nuk është zhvilluar fare, ose sikur ajo është zhvilluar, por ka përfunduar me dështimin e zgjedhjes së presidentit.
Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës së sotme këmbënguli se neni 82, paragrafi 3 i Kushtetutës i jep 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin. Ky nen thotë se brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nëse nuk zgjidhet presidenti atëherë shpërndahet Kuvendi. Kurti ka konsideruar se me seancën e mbrëmshme, kjo procedurë ka nisur. Rasti do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.