Një ekip nga Akademia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë të martën në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani.
Në njoftimin e lëshuar nga FSK-ja thuhet se gjatë kësaj jave, përfaqësuesit e FSK-së patën mundësinë të vizitojnë qytetin e Dresdenit e të njoftohen me mënyrën e shkollimit të Oficerëve të Gjermanisë.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, një ekip nga Akademia Ushtarake e FSK-së, Qendra për Studime Universitare (QSU) morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani. Gjatë kësaj jave, ata patën mundësinë të vizitojnë qytetin e Dresdenit, të njoftohen me mënyrën e shkollimit të Oficerëve të Gjermanisë, si dhe qendrat e tyre për trajnim”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të këtij aktiviteti, ky ekip ka prezantuar historinë dhe zhvillimin e arsimit ushtarak në Kosovë.