Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fushata zgjedhore nis nga 28 maji, KQZ-ja thotë se organizimi i zgjedhjeve kalon 10 milionëshin

kqz

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e aktiviteteve dhe të buxhetit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 7 qershor. Sipas Komisionit, fushata zgjedhore do të nisë nga 28 maji ndërkohë që organizimi i zgjedhjeve do të kushtojë mbi 10 milionë e 800 mijë euro. 

Buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është saktësisht 10,887,186.445 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mbledhjen e të premtes, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili përfshin, ndër të tjera: deklarimin e partive politike për pjesëmarrje/mospjesëmarrje në zgjedhje; deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve; aplikimin për certifikimin e subjekteve politike; dorëzimin e listave të kandidatëve dhe verifikimin e tyre; periudhën e fushatës zgjedhore; caktimin e qendrave të votimit, përfshirë përfaqësitë diplomatike; regjistrimin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës; periudhën e votimit përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike; certifikimin e listës së votuesve; akreditimin e vëzhguesve dhe mediave; si dhe emërimin e anëtarëve të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillave të vendvotimeve.