Arbëri

Gashi-Bytyqi: Rastet e fundit ia kanë humbur imazhin e mirë Policisë

Fehmije Gashi-Bytyqi

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka thënë se Policia e Kosovës parim fillestar e ka ruajtjen e jetës së njeriut në çfarëdo rrethane.

Sipas saj, reagimi i gjithë atyre policëve nuk ka qenë proporcional për shkak se sipas saj, 27-vjeçari nuk dukej se po paraqiste ndonjë rrezik të madh.

Ka shtuar se sipas deklaratave të mjekëve të Emergjencës së Lipjanit, përkundër gjendjes së viktimës i cili ka kërkuar ndihmë, ai ka qenë sërish në pranga.

“Kjo na dëshpëron. Është zhgënjyese sepse Policia është institucioni që na ofron siguri”, ka thënë ajo.

Ndërkaq për videon që pati qarkulluar ku një polic e godiste fizikisht një person i cili i prangosur mbahej nga dy policë të tjerë, ajo ka thënë se ishte e tmerrshme për t’u parë.

Sipas saj, në këtë rast Inspektorati Policor duhet të rrisë gatishmërinë dhe profesionalizmin që të veprojë me masa më të rënda ndaj veprave të këtyre policëve.

“Prokuroria nuk besoj që ka rënë në presionin publik për të shqiptuar dënimin prej 48 orësh për policët. Kanë rënë këto veprime dhe e kanë  humb imazhin e mirë të Policisë së Kosovës. Policia është institucion që funksionon në vijë vertikale. Kjo natë duhet të jetë alarmuese për eprorët e policisë dhe ministrin e Punëve të Brendshme”, ka thënë ajo.