Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se aktualisht Kosova nuk ka nevojë për xhandarmëri, por sipas tij ka nevojë për mbështetje të strukturave aktuale të Policisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se njësitë aktuale policore kanë nevojë që të mbështeten si nga aspekti material, ashtu edhe ai logjistik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova në momentin aktual nuk ka nevojë për një strukturë të tillë, por ka nevojë të mbështesë strukturat aktuale të Policisë të cilat janë të afta dhe të përgatitura edhe për përballimin e situatave të tilla, si rasti i Banjskës. Duhet të mbështeten njësitë aktuale në aspektin material dhe logjistik”, u shpreh ai në Interaktiv.
Tutje Gashi potencoi se e vetmja mundësi ligjore se si do të mund të funksionalizohej xhandarmëria në Kosovë, do të ishte në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Ende nuk kemi projekt për këtë, vështirë të parashikohet si është menduar. Ekzistojnë disa modele të strukturimit të kësaj strukture, Kosova nuk mund të zgjedhë sepse disa shtete e kanë në kuadër të ministrisë së mbrojtjes, Kosova nuk ka mundësi sepse ushtria e Kosovës është e limituar të operojë në komunat e veriut, kështu që e vetmja mundësi legale që të ketë një strukturë të tillë është pranë Ministrisë së Brendshme si agjenci e veçantë”, ka thënë Gashi.
Ishte vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të hënën në KTV njoftoi formimin e xhandarmërisë së Kosovës. E një ditë më pas, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se nënshkroi vendimin për themelimin e grupit punues që do të analizojë dhe propozojë modalitete se si duhet të funksionojë xhandarmëria.
Sveçla në Facebook ka shkruar se xhandarmëria do të funksionojë si agjenci brenda MPB-së dhe ka bërë të ditura disa kompetenca që do t’i ketë.
“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”, pati thënë ai të martën.