Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se fillimi i votimit për presidente me vetëm 64 deputetë në sallë është gabim i rëndë kushtetues.
Gashi ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se duhet marrin pjesë 80 deputetë të paktën në raundin e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raundin e parë të votimit, Feride Rushiti mori 63 vota e një votë u shpall e pavlefshme. Hatixhe Hoxha nuk mori vota. Seanca u shty për të martën në ora 10:00.
“Standardi kushtetues ekziston dhe është i padiskutueshëm: pa pjesëmarrjen e numrit të kërkuar të deputetëve, procesi është NUL. Ajo që po bëhet sonte është e gabuar, politikisht e papërgjegjshme dhe juridikisht e paqëndrueshme. Nuk mund të ndërtohen institucionet mbi shkeljen e Kushtetutës. Pas përfundimit të këtij votimi, ky proces duhet të shpallet i dështuar”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ai ka thënë se zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike është shkuarja në zgjedhje.
“Në këto rrethana, zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike është kthimi te qytetari: shpallja e datës së zgjedhjeve të reja dhe rikthimi i legjitimitetit të plotë institucional. Përgjegjësia bie mbi ata që, edhe pse e dinë qartë standardin kushtetues të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, po zgjedhin ta injorojnë atë për interesa të momentit politik. Kushtetuta nuk mund të interpretohet sipas nevojës së natës in ajo duhet respektuar. Kosova meriton stabilitet, respekt për Kushtetutën dhe institucione që burojnë nga një proces i pastër, i ligjshëm dhe legjitim”, ka shkruar Gashi.