Arbëri

Kosova i kërkon Hondurasit heqjen e vizave

Donika Gërvalla - Javier Bu Soto

Ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz është takuar të martën në New York me ministrin e jashtëm të Hondurasit, Javier Bu Soto, ku temë diskutimeve ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve. 

Gjatë takimit Gërvalla i ka kërkuar homologut të saj nga Hondurasi që t’i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës. 

“Në qendër të bisedës ishin mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, për nxitjen e investimeve dhe për marrëveshje që krijojnë kushte më të favorshme për bizneset dhe qarkullimin ekonomik mes dy vendeve. Njësoj të rëndësishme mbeten konsultimet e rregullta mes ministrive të jashtme, bashkëpunimi ndërmjet akademive diplomatike dhe ngritja e lidhjeve parlamentare që forcojnë partneritetin politik me shtetin e Hondurasit. Lehtësimi i lëvizjes mbetet gjithashtu një hap i natyrshëm në këtë drejtim, Kosova tashmë e ka hapur derën për qytetarët e Hondurasit dhe presim që edhe Hondurasi së shpejti të ndërmarrë të njëjtin hap”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.