Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në takimin ministror të Bashkimit Evropian në Bruksel, në 20-vjetorin e zgjerimit, kur 10 shtete iu bashkuan BE-së më 2004.
Siç ka njoftuar MPJD-ja, Gërvalla ka shkuar në Bruksel me ftesë të Presidencës Belge të Këshillit të BE-së, ministres së Jashtme të Belgjikës – Hadja Lahbib.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë sesione do të diskutohet për sfidat, nevojat dhe praktikat e reformat e sundimit të ligjit në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së.
“Në këtë takim, i cili mbledh ministrat e shteteve anëtare të BE-së dhe atyre me perspektivë anëtarësimi, Republika e Kosovës do të paraqesë të arriturat e saj në procesin e integrimit në BE, reformat e thella të ndërmarra në sundim të ligjit dhe fusha të tjera, të evokojë rreth proceseve nëpër të cilat po kalojmë dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim të MPJD-së.
Gërvalla, sipas njoftimit, do të ketë takime bilaterale me ministra të Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së “për të diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, në veçanti rreth procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.