Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla për largimet: Partia Guxo nuk u dëmtua aq sa ishte planifikuar

Bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka folur për largimet nga kjo parti në zgjedhjet e 7 qershorit e madje dhe kandidimet e tyre në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gërvalla në emisionin “Interaktiv” në KTV, ka deklaruar se nuk mund të mohohet që partia Guxo është dëmtuar, por jo aq ka qenë e planifikuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haxhi Avdyli, Albena Rashitaj e Jeta Statovci, ishin tre kandidatë për deputetë në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës por që para zgjedhjeve kanë qenë pjesë e Listës Guxo.

Ajo ka vlerësuar se në këto zgjedhje kanë dalë mirë sa i përket mbështetjes së qytetarëve.

“Gjithmonë kur ndodhin përplasje të tilla, kur një parti e caktuar vihet në fokus, gjithmonë në fund duhet bërë bilanci sa i madh ishte dëmi i shkaktuar dhe si do të vazhdojë kjo parti. Në rastin tonë nuk e mohoj që jemi dëmtuar por nuk jemi dëmtuar aq sa ka qenë plani për të na dëmtuar dhe nuk jemi zhdukur nga faqja e dheut e as nga skena politike ashtu siç shumë prej atyre që e kanë filluar këtë rrugë kanë llogaritur”, ka thënë Gërvalla.

Kandidatëve për deputetë të cilët në zgjedhjet e 7 qershorit janë rreshtuar krah Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gërvalla ka thënë se iu ka uruar suksese ndërsa për aktivistët që janë larguar, ajo e quajti si tregues që angazhimin e kanë pasur me dy mendje.

“Partia është çliruar nga disa njerëz që kanë qenë pjesë e saj. U pa që kishin qenë të përkohshëm. Unë për një periudhë 5-vjeçare nuk mund të ndërroj qëndrimin tim ndaj një partie politike. Po të flasim për Haxhi Avdylin ka qenë ndër më të zëshmit që kanë folur në superlativa. Në këtë rast kur them të përkohshëm, nuk po flas për deputetët, po flas për pjesë të aktivistëve tanë nëpër struktura të cilët siç duket vazhdimisht angazhimin e kanë pasur me dy mendje”, ka thënë Gërvalla.

Sa i përket mbështetjes së saj në këto zgjedhje, Gërvalla ka thënë se ka vota më shumë se te tre liderët e opozitës dhe se është afër ta kalojë me vota edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës në tërësi.

“Pozicioni im si kryetare e partisë Guxo në kuadër të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje është forcuar përsëri me këto palë zgjedhje. Unë kam dalë më mirë se të gjithë liderët e opozitës. Kam dalë më mirë se kryetari i PDK-së, më mirë se numri një i LDK-së dhe domosdo më mirë se ai i AAK-së. Jam shumë afër të dalë më mirë edhe me numrin e përgjithshëm të LDK-së”, ka deklaruar Gërvalla.

Partia Guxo edhe në zgjedhjet e 7 qershorit ka garuar në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky koalicion mori 47.13% apo 53 ulëse.

Donika Gërvalla në këto zgjedhje, mori gati 132 mijë vota.


Gërvalla: Nuk e marr më flamurin për të siguruar vota për Vjosa Osmanin

Bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka thënë se qëndrimi i saj ndaj ish-presidentet Vjosa Osmani ka ndryshuar dhe se nuk do të angazhohet më për t’i siguruar mbështetje politike. 

Gërvalla ka thënë se deri në mars të këtij viti e kishte konsideruar obligim personal dhe politik mbështetjen për Osmanin, por se më pas kjo qasje ka ndryshuar.

“Kam pasur një qëndrim tjetër si kryetare e Guxo deri më 5 mars 2026 kur ka dalë Vjosa Osmani në ditët e fundit si presidente dhe ka lëshuar dekret për shpërndarjen e Kuvendit. Deri atëherë e kam parë si obligim të luftoj që Osmani të bëhet presidente, prej asaj dite nuk e kam parë më si obligim.”

Ajo është shprehur e zhgënjyer me mënyrën se si është sjellë Osmani në raport me zhvillimet politike të fundit, duke theksuar se nuk e përkrah më kandidaturën e saj.

“Unë jo nuk kam përkrahje, pas gjithë asaj që ka ndodhur, nuk kam. Jam e zhgënjyer, jo nga ajo që shkoi në LDK, por jam zhgënjyer nga gjuha e përdorur dhe argumentet e stisura. Dikush që ka qenë president ka borxh ndaj opinionit të sillet më me dinjitet. Unë nuk e marr më flamurin për të siguruar vota për Vjosa Osmanin. Nëse koalicioni ynë në negociatat me partnerët potencialë nxjerr një rezultat të caktuar, unë jam e fundit që e prish. Por që unë të marr flamurin në dorë dhe të përpiqem të sigurojë vota, shumica, absolutisht jo”, ka thënë ajo. 

Gërvalla: Sot është problem të flitet me LDK-në sepse nuk dihet me cilën rrymë po flet

36 min. më parë / 23 qer 2026 23:59
grv

Zëvendëskryeministrja në detyrë Donika Gërvalla ka thënë se në Lidhjen Demokratike të Kosovës ekzistojnë disa rryma, ndërsa ka komentuar zhvillimet e së martës brenda kësaj partie ku tri degë kërkuan dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Gërvalla, e cila ka qenë anëtare e LDK-së, ka theksuar se pas ngjarjes së sotme LDK-ja duhet të vëzhgohet më me kujdes si partner potencial për koalicion.

“Çfarë unë vërej në LDK është se janë disa rryma të ndryshme, problem është sot të flitet me LDK-në sepse nuk dihet me cilën rrymë je duke folur. Më shumë se dy rryma. Prandaj duhet të shohim ditët e ardhshme cila rrymë do të fitojë. Kjo e sotmja që ka ndodhur na bën ta vëzhgojmë me kujdes situatën brenda kësaj partie sepse nëse duam të bëjmë çfarëdo koalicione, duhet ta dimë. Nuk është detyrë e imja ta krijojë unitetin brenda LDK-së, unë kam dështuar ta krijojë unitetin brenda LDK-së. Dy vjet pasi më kanë trajtuar në mënyrën më të shëmtuar, jam dorëhequr”, u shpreh ajo.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë, ajo në Lipjan si dhe dega e dytë e LDK-së në Prishtinë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku. Dega LDK-së në Pejë, ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe me shumicë votash kanë kërkuar nga lidershipi i LDK-së, të jap dorëheqje si akt moral, gjegjësisht nga kryetari Abdixhiku. Edhe kryesia e degës së LDK-së në Lipjan ka mbajtur një mbledhje me kryetarët e nëndegëve për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit me ç’rast edhe kjo degë po kërkon dorëheqjen e Abdixhikut. Ndërkohë në deklaratën e degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, thuhet se partia po kalon një nga periudhat më të vështira në histori.

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje është radhitur sërish e treta me 16.69% të votave.