Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla për presidentin: Opozita do të bënte mirë të mos vendoste kushte

gervalla

Foto: Driton Paçarada

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se Vetëvendosje do të angazhohet për bisedime me partitë opozitare për çështjen e zgjedhjes së presidentit pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, ndërsa ka bërë thirrje për heqjen dorë nga, siç e cilësoi ajo, “mentaliteti bllokues”.

Gërvalla, tha se zgjedhjet e fundit kanë qenë të panevojshme dhe se tani është koha për diskutime serioze për konstituimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe të kaluarën jemi përpjekur edhe me LDK-në dhe me të tjerët ta zgjidhim çështjen e presidentit. Kemi pasur zgjedhje tërësisht të panevojshme, për të cilat u dit që në fillim se nuk kanë për të sjellë ndonjë ndryshim të madh në përbërjen e kuvendit të ardhshëm. Për besë, është koha që me u ul e me diskutu seriozisht dhe me hequr dorë nga mentaliteti bllokues”, tha ajo.

Ajo shtoi se hapat e ardhshëm do të diskutohen fillimisht brenda koalicionit, e më pas edhe me partitë opozitare.

“Se cilët do të jenë hapat që do të ndjekim, atë do të ulemi së pari brenda koalicionit dhe do t’i diskutojmë, e pastaj do të ulemi të diskutojmë edhe me partitë opozitare. Do të jemi përsëri të përkushtuar dhe të angazhuar që të gjejmë mënyra për t’i qartësuar. Zgjidhja apo jo, njeriu kur hyn në negociata hyn me vullnetin për të gjetur zgjidhje, të cilën unë nuk mund ta paragjykoj sot, sepse në bazë të deklarimeve në media po duket sikur po. Të ngjashme i kemi pasur, faktikisht, edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit. Fatkeqësisht, ne jemi të interesuar të diskutojmë me partnerët tanë potencialë pa diskutuar paraprakisht me mediat. Rendi e kërkon që me diskutu me njerëzit direkt, në vend që me ju dërgu mesazhe përmes mediave, dhe ne këtë rend do ta respektojmë dhe me seriozitet maksimal do të angazhohemi”, tha ajo.

Gërvalla vlerësoi se partitë e tjera nuk duhet të vendosë kushte para nisjes së negociatave.

“Shikoni, opozita do të bënte mirë të mos vendoste kushte, sepse vendosja e kushteve, kushtëzimet, janë parakusht shumë i keq për fillim negociatash”, tha ajo.

Lexo përditësimet tjera
Albin Kurti

Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur kur është pyetur lidhur me mundësinë...