Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Yjet refugjatë të Kupës së Botës

refugjate

Kur Antonio Rudiger hyri në lojë si zëvendësues në fitoren 7:1 të Gjermanisë ndaj Kuraçaos, ai e dinte se familja e tij e madhe do ta shikonte me krenari.

Por gjërat do të mund të ishin shumë më ndryshe, nëse prindërit e mbrojtësit të Real Madridit nuk do të arrinin të iknin nga lufta civile dhjetëvjeçare në Sierra Leone, për një jetë të re në Evropë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vendimi ishte që vetëm të largohemi prej atje”, tha Rudiger për BBC.

“Fola shumë herë me vëllain për këtë dhe ai më tregoi se çka pa ajte dhe çfarë marshimi bënë deri në kryeqytet për të gjetur pak siguri”.

Distanca mes Konos, ku jetonte familja e Rudigerit, dhe kryeqytetit Freetown, është rreth 340 kilometra.

Udhëtimi ishte i rrezikshëm, kurse xhaxhai i Rudigerit bëri veprime ekstreme për të parandaluar që nipërit dhe mbesat e tij të rrëmbeheshin nga rebeleët dhe të përfundonin ushtarë të detyruar.

“Ai i fshehu ata në një qese me oriz dhe pasaj u kthye t’i merrte dhe të vazhdonte udhëtimin”, tregon Rudiger. “Ndonjëherë ata duhej të qëndronin të fshehur, duke u shtirur sikur ishin të vdekur për të mos u qëlluar apo rrëmbyer”.

Rudigeri është më i vogli nga gjashtë vëllezër e motra. Ai është i lindur në Berlin të Gjermanisë. Familja e tij u pranua si refugjatë në Gjermani.

Në Botërorin në SHBA, Kanada dhe Meksikë, futbollistët refugjatë janë duke lënë gjurmë. Rudiger, që ka fituar dy herë Championsin, thotë se është koha e duhur për të ngritur zërin në mbështetje të refugjatëve. Dhe ai nuk është i vetëm.

Alphonso Davies, kapiten i Kanadasë, i kaloi vitet e para në një kamp refugjatësh në Ganë. Prindërit e tij ikën nga Liberia, që u shkatërrua nga një luftë civile gjatë viteve 1990-ta.

“Kanadaja do të thotë shumë për mua”, ka thënë Davies. “Na priti me krahë hapur”, ka shtuar ai.
Ai e çmon mundësinë që ia dha Kanadaja.

Ka shumë yje të tjerë të Botërorit që janë rritur në familje refugjate. Prindërit e Eduardo Camavingas janë larguar nga Angola për në Francë. Victor Moses i Nigerisë u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar pasi prindërit iu vranë në përleshje fetare në Nigeri në vitin 2002.

Ka shumë lojtarë që kanë lindur, apo edhe janë rritur në kampe refugjatësh në Afrikë. Por tani e kanë mundësinë të shfaqen në skenën më të madhe të Botërorit.

Lojtarë yje si Rudiger dhe Davies shpresojnë të ngjallin kujtimet e njerëzve ndërsa kthejnë fokusin drejt vendeve që i mirëpritën ata dhe familjet e tyre.