Arbëri

Gërvalla e Fajon flasin për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në Slloveni

Gervalla dhe Fajon

Në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me homologen e saj sllovene, Tanja Fajon. Sipas njoftimit, në takim u fol për finalizimin e procesit të njohjes së patentë shoferëve.

E aty u bë e ditur se u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve mes bizneseve të të dyja vendeve.

“Një tjetër temë me rëndësi ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni, që do të lehtësojë ndjeshëm jetën e mërgatës sonë dhe do të forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve”, thuhet mes tjerash.

Ministrja Gërvalla siç thuhet në komunikatë, ka falënderuar ministren Fajon për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik.