Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Sch]arz, ka thënë se faqja e saj e Facebookut është sulmuar nga mijëra profile të rreme. Ajo tha se me “zemra” false pati përpjekje për t’ia cenuar reputacionin.
Në një postim në Facebook ka thënë se profilet e rreme janë bllokuar dhe se është informuar Facebooku për këtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të nderuar miq. Ma paskan sulmuar sot faqen e Facebookut me disa mijëra profile të rreme. Me ‘zemra’ false po përpiqen të cenojnë reputacionin tim dhe të krijojnë përshtypjen edhe në raport me vizitorët e faqes sime, por edhe me vet Facebookun, sikur qenkemi shërbyer me këto profile false. Profilet e rreme janë bllokuar, Facebooku është informuar dhe po presim marrjen e masave adekuate nga ana e tyre”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka thënë se sulmet e tilla nuk e lëkundin dhe nuk e ndalin.
“Ne vazhdojmë. Edhe më të fortë. Edhe më të vendosur. Edhe më të palëkundur. Bashkë!” – ka shkruar Gërvalla.