Anglia është fituese e Grupit L. Pas fitores 2:0 ndaj Panamasë në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Anglia e fitoi grupin me shtatë pikë në tri ndeshje.
Panamaja eliminohet nga turneu i ngjarjes globale si e fundit në këtë grup, pa pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJude Bellingham shënoi në minutën e 62-të për 1:0, ndërsa asistoi në golin për 2:0 në minutën e 67-të, të cilin e shënoi kapiteni Harry Kane.
Për Kanen ishte goli i 12-të në Kampionate Botërore, dhe hyn në histori të Anglisë si golashënuesi më i mirë. E kaloi legjendën Gary Lineker.
Anglia në ndeshjen e 1/16 së finales do të përballet me njërën prej përfaqësueseve që përfundon në vendin e tretë, nga Grupi E, H, I, J apo K.