Kroacia shënoi nga një gol në secilën pjesë dhe realizoi fitore të rëndësishme ndaj Ganës, në ndeshjen e tretë të Grupit L.
Me fitoren 2:1 në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, Kroacia avancon në fazën nokaut të Kupës së Botës nga pozita e dytë me gjashtë pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGana mbetet e treta me katër pikë, dhe avancon si njëra prej tetë pëfaqësueseve më të mira të vendit të tretë.
Panamaja bie nga ky grup, pasi nuk ka grumbulluar asnjë pikë në tri ndeshje.
Petar Suçiq i dha epërsinë kroatëve në minutën e 31-të. Derruck Luckassen i barazoi shifrat për Ganën në minutën e 73-të, ndërsa Nikola Vlashiq ia siguroi fitoren Kroacisë me golin e minutës së 83-të.
Kroacia në raundin tjetër të garës do të luajë me vendin e dytë të Grupit K. Kundërshtare do ta ketë Kolumbinë ose Portugalinë.
Kroacia mund të luajë edhe ndaj Kongos. Por, kjo ka pak mundësi të ndodhë. Kongoja duhet të fitojë thellë ndaj Uzbekistanit, e Portugalia të mposhtet thellë nga Kolumbia.