Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata Speciale ndan pamje nga burgu ku mbahen ish-drejtuesit e UÇK-së

Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka publikuar pamje nga qendra e paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në njoftimin e saj në “X”, Gjykata Speciale bëri të ditur se të akuzuarit që mbahen në paraburgim para ose gjatë gjykimit vendosen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku kanë qasje në ajër të pastër dhe aktivitete fizike, mundësi socializimi, vizita dhe pjesëmarrje në shërbime fetare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“...kanë qasje në televizione shqiptare, kanë të drejtë të pranojnë disa telefonata në javë”, dëgjohet të thotë në video Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit zbatohet vetëm kur konsiderohet e nevojshme për të parandaluar rreziqe të konsiderueshme, siç është mundësia që i akuzuari të tentojë të frikësojë ose ndikojë te dëshmitarët.

Gjykata ka theksuar gjithashtu se çdo dy muaj gjyqtarët e Dhomave të Specializuara shqyrtojnë vazhdimin e paraburgimit, për të vlerësuar nëse kjo masë mbetet ende e nevojshme dhe e arsyeshme.

VIDEO: