Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haliti: Kurti dhe VV-ja do ta përdorin incidentin në Skenderaj kundër PDK-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se sulmi i së enjtes në Skenderaj ku është përfshirë kryetari i komunës, Sami Lushtaku, do të përdoret nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe nga vetë partia e tij. 

I ftuar në “Interaktiv” të KTV-së, Haliti ka thënë se Kurti nuk duhet ta cilësojë këtë incident si sulm ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kurti duhet të reagojë, por jo ta cilësojë si sulm ndaj Vetëvendosjes. Askush nuk e ka sulmuar atë në zyrën e vet... Unë i bëj thirrje të gjithëve që të mos merren shumë me këtë çështje, edhe pse Albini dhe Vetëvendosja mendoj se do ta përdorin këtë çështje kundër PDK-së... Por edhe deklaratat e Albinit janë të pamatura, qëllimkëqija dhe janë vazhdimësi e veprimeve të mëhershme, të cilat e kanë dëmtuar interesin e përgjithshëm”, ka thënë ai. 

Haliti ka deklaruar se PDK-ja nuk po reagon lidhur me këtë situatë pasi, sipas tij, pret vlerësim të situatës nga ana e autoriteteve të rendit dhe ligjit. 

“Unë mendoj që ajo që ka ndodhur do të duhej të kishte një ndërhyrje të miqve të tyre, të ndërmjetësojnë edhe në Gjykatë. Do të shtensionohej situata politike në këto zgjedhje dhe do të shtensionoheshin edhe raportet në Skenderaj. Edhe pse nuk kam folur me askënd dhe nuk e di a janë duke e trajtuar si çështje, po besoj se partia mund ta presë një vlerësim të situatës që e bën Policia dhe Prokuroria dhe më pas të dalin me qëndrim. Nuk është e lehtë të dilet me qëndrim në kushtet kur ka lloj-lloj të dhënash”, është shprehur ai. 

Ai më tej ka theksuar se nuk është e lehtë të dilet me deklaratë për një figurë, që sipas tij, është e rëndësishme në politikë.

“Mendoj se Partia Demokratike do ta bëjë një deklaratë. Nëse jo sot, nesër sepse nuk ka tjetër rrugë. Samiu është kryetar i partisë në Skenderaj, është kryetar i komunës, është figurë e rëndësishme e politikë dhe e së kaluarës historike të Kosovës, prandaj nuk e kanë edhe lehtë të deklarohen. Besoj se nuk është procesi elektoral, por duhet pasur informata shtesë të pavarura nga të dyja anët”, ka thënë ai.