Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza për seancën për presidentin: Puç kushtetues

Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se fillimi i votimit për presidentin pa pasur 2/3 e deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, është një “puç kushtetues”. 

Në seancën e sotme u procedua në raundin e parë të votimit me vetëm 64 deputetë pjesëmarrës. Feride Rushiti mori 63 vota, e një u shpall e pavlefshme. Hatixhe Hoxha nuk mori vota. Seanca u shty për nesër në ora 10:00. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sonte joserioziteti, papërgjegjshmëria e ka arritur kulmin. Ky është një puç kushtetues. Është derdhur shumë gjak, shumë mund, shumë sakrificë e shumë vuajtje që ne ta kemi lirinë e Kushtetutën. E kemi thënë vazhdimisht që për ne vendimet e Gjykatës Kushtetuese respektohen edhe atëherë kur ne mund të kemi ndonjë koment, prapë se prapë janë vendime që respektohen. Sonte veçse është shkelur Kushtetuta e Kosovës. Ka hyrë në procedurë të votimit çështja e zgjedhjes së presidentit apo presidentes në mënyrë antikushtetuese dhe kjo praktikë duhet të ndërpritet me qëllim që të ruhet stabiliteti politik dhe institucionet e vendit, sepse në të kundërtën ka rrezik dhe ky rrezik është Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Nuk dua të besoj që të prodhohet situatë ku vendi mund të shkojë në anarki”, tha Hamza. 

Ai tha se nuk mund të shkohet në raundin e dytë pa u kaluar raundi i parë. 

“Duhet të jenë 80 deputetë në sallë prezent dhe të votojnë që të konsumohet rundi i parë, të njëjtën gjë e kërkon edhe rundi i dytë. Nuk mund të shkohet në rundin e dytë pa kaluar rundi i parë. Sa joseriozë dhe të papërgjegjshëm janë, e thërrasin seancën në orën 20:30 e neve na ftojnë në orën 20:25. Kemi ftesë për nesër për seancë në orën 10:00 por ne konsiderojmë që nuk janë plotësuar kushtet që të kalohet në rundin e dytë. Dua të besoj që këta nuk vazhdojnë tutje”, tha Hamza. 
 

Lexo përditësimet tjera
Seanca

64 deputetë votuan në raundin e parë, shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit

Seanca për zgjedhjen e presidentit/es së Kosovës është shtyrë për nesër 28 prill, në orën 10:00. ...