Jeffrey Hovenier ka dhënë adresimin e fundit si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Në videon e publikuar nga Ambasada e SHBA-së, Hovenier ka thënë se për të ka qenë nderi më i lartë që të punojë në Kosovë.
“Ka qenë nderi më i lartë i karrierës sime të shërbej në këtë rol dhe të kontribuoj në një përpjekje të përbashkët të SHBA-së dhe Kosovës për të avancuar dhe konsoliduar një Kosovë sovrane, të pavarur, shumetnike, demokratike dhe të begatshme. Jam krenar për të arriturat e përbashkëta. E lë këtë detyrë duke e ditur se e ardhmja e Kosovës është e ndritshme dhe mundësitë e saj janë të pafundme. Pres me padurim të shoh se çfarë do të arrini ju, populli i Kosovës, në vitin 2025 dhe më tej. E di që ato do të jenë të mahnitshme”, ka thënë ai në video.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHovenier ka falënderuar popullin e Kosovës për mikpritjen që i ka bërë ndërsa ka numëruar ato që i ka vlerësuar arritjet e sivjetme.
Hovenier zyrtarisht e nisi detyrën e ambasadorit në janar të vitit 2022.
Me Kosovën është njohur qysh më 1999, kur ishte pjesë e delegacionit të SHBA-së për bisedimet Kosovë–Serbi në Konferencën e Rambujesë. Atëkohë ishte në stafin e të dërguarit të OKB-së për këto negociata, Martti Ahtisaari.
Për kontributin e tij, Hovenier është dekoruar me Medalje presidenciale në dhjetëvjetorin e Pavarësisë, nga presidenti i asaj kohe, Hashim Thaçi.
Shërbimit në Kosovë, i ka paraprirë një karrierë e gjatë. Paraprakisht ka qenë zëvendësshef i Ambasadës së SHBA-së në Turqi, e si diplomat në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.