Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reali me komunikatë zyrtare për Michael Olisen

Michael Olise

Real Madridi ka reaguar me komunikatë zyrtare në lidhje me spekulimet për një transferim të mundshëm të Michael Olises, futbollistit të Bayern Munichut.

Klubi madrilen ka mohuar këto raportime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në lidhje me raportimet në mediumet e ndryshme për interesimin e klubit tonë në futbollistin e Bayern Munichut, Michael Olise, Real Madridi dëshiron t’iu njoftoj se nuk ka pasur kontakt direkt apo indirekt me lojtarin e përmendur, zyrtarët e tij, apo ndonjë të rrethit të tij”, ka shkruar Real Madridi.

Reali ka thënë se të dyja klubet i mbajnë marrëdhëniet të bazuara në besim dhe respekt të dyanshëm.