Arbëri

“I keni duart me gjak”, “Gjykata në shërbim të fajdexhive” – grafite në kompleksin e gjykatës në Gjilan

Grafite në kompleksin e gjykatës në Gjilan

Foto: TV Gjilani

Në kompleksin e Gjykatës në Gjilan janë shënuar grafite, pas vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën në këtë qytet. 

“I kenu duart me gjak”, “Gjykata në shërbim të fajdexhive”, “Fajdexhia i fortë me gjykatës shumë”, “kriminelë me çekiq” janë disa nga grafitet e shfaqura. 

Të dielën u vranë tre persona në Gjilan, ndërsa të dyshuarit janë recedivistë. Dy të dyshuarit kishin qenë në paraburgim, ndërsa kanë precedentë penalë, përfshirë për fajde. Tre prej të dyshuarve, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij Edonis Shkodra e Engjull Shkodra gjenden në arrati. Një person është arrestuar lidhur me rastin.