Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se pas rritjes së vlerave të turbullirës në ujin që vie nga Badoci, ky ujë nuk rekomandohet për pije.
IKSHPK-ja thotë se ky vendim vlen deri në njoftimin e radhës.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se, si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet për pije, deri në njoftimin e radhës. IKSHPK në bashkëpunim me KRU “Prishtina” po e përcjellin nga afër situatën me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së
Ndërkohë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar një hartë në të cilën tregohet se cilat zona furnizohen nga Liqeni i Badocit.
Zonat të cilat furnizohen nga Badoci: Zllatar, Aktash, Albi Mall, Bregu i Diellit, Çagllavicë, Fshati Ndërkombëtar, Graçanicë, Hajvali, Kishnicë, Kodrina, Kolovicë e Vjetër, Lagjja e Spitalit, Lagjja Jonë, Lagjja Nic, Lagjja Qëndresa, Lagjja e Studentëve, Royal Green Residences, Prishtina e Re, Preoc, Pjesa e Dodonës, Matiqan, Mati 1, Marigona Hill, Lugina e Thellë, Llapnasellë, Veternik, Ulpiana e Re, Taslixhe 1, 2, 3 & 4, Sushicë, Sofali, Shashkoc dhe Rrasa e Zogut.
